Ministri i Jashtëm ukrainas: Trupat ushtarake ruse po kryejnë abuzime seksuale

4 March 2022, 15:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministri i Jashtëm ukrainas: Trupat ushtarake ruse po kryejnë abuzime
Minisri i jashtëm Dmytro Kuleba and Vladimir Putin

Dmytro Kuleba, ministri i jashtëm ukrainas akuzoi forcat ushtarake të Vladimir Putinit se në qytete të shumta në Ukrainë po kryejnë sulme seksuale.  Ai akuzoi forcat e Vladimir Putin për kryerjen e abuzimeve seksuale teksa pushtonin qytetet. Ministri u shpreh se kishte shumë raste të grave që ishin në shënjestër.

Duke folur për grupin e ekspertëve për çështjet e jashtme Chatham House, ai tha: “Ushtarët përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara dhe ne kemi raste të shumta, për fat të keq, kur ushtarët rusë përdhunojnë gra në qytetet e Ukrainës. Sigurisht që është e vështirë të flasësh për efikasitetin e ligjit ndërkombëtar. Por ky është i vetmi mjet qytetërimi që kemi në dispozicion, për t’u siguruar që në fund, të gjithë ata që bënë të mundur këtë luftë do të sillen para drejtësisë dhe Federata Ruse, si një vend që kreu një akt të agresionit, do të mbajë përgjegjësi për veprat e tij.”, tha ai.


Video