Policia amerikane raportohet se ka gjetur 'eksploziv' në një makinë pranë qendrës ku do të mbante tubim ish-presidenti Donald Trump në Long Island.
Nëse konfirmohet, do të ishte rasti i tretë i atentatit ndaj Trump, që vjen vetëm pak ditë pasi një person i armatosur u kap gjatë tentativës për të qëlluar Trump teksa ai luante golf në klubin e tij të golfit Palm Beach.
Sipas Daily Mail, burime në Departamentin e Policisë së Qarkut Nassau raportohet se i thanë gazetarit James Lalino se në vendin e tubimit "u thye perimetri i sigurisë dhe u hoq një fuçi blu".
Përveç kësaj, gjatë kontrollit me qen anti eksploziv K9 ata "gjetën një mjet shpërthyes në një nga automjetet."
Të njëjtat burime thanë se shoferi i makinës ku u gjet eksplozivi nisi të vraponte drejt pyllit aty pranë.
“Askush nuk e pa nëse ai kishte ndonjë gjë me vete, ata thjesht e panë atë duke u larguar me vrap. Shumë makina po parkojnë tani, ato janë rreshtuar në Hempstead Turnpike, vetëm duke parkuar në bar. Edhe në Eisenhower Park, ata thjesht po parkojnë atje”, i tha burimi Lalinos sipas një postimi të tij në rrjetin social "X".
Mijëra fansa të Trump pritet të zbresin në Long Island këtë pasdite përpara orës 19:00.