
Pasi i terrorizoi, i kushtëzoi që të protestojnë sipas dëshirës së tij, tashmë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç edhe po i tall protestuesit.
Teksa rreth 100 mijë serbë janë mbledhur në Beograd duke kërkuar dorëheqjen e tij, teksa e akuzojën si autokrat të korruptuar, Vuçiç ka bërë një postim lavdërues për veten e tij në Instagram.
Ai ka postuar një fotografi të tijën i mbuluar me flamurin serb, teksa e shoqëron me fjalët “rroftë Serbia”.
Kjo është një fotografi e bërë më 24 maj të vitit të kaluar, kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së po votonte për Rezolutën e Srebrenicës. Vuçiç më pas u mbështoll me flamur, dhe sfidoi në Instagram se kush do të ishte “ai hero që do shkonte t’ia merrte flamurin”.
Heroi nuk është shfaqur ashtu siç nuk u shfaq as Vuçiç sot në Beograd, por sipas informacioneve të fundit do të flasë rreth orës 22.00.