Mbajti meshën në det me dyshek ajri si altar, prifti denoncohet për fyerje fetare

28 July 2022, 21:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbajti meshën në det me dyshek ajri si altar, prifti denoncohet
Momenti i meshës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Krotones në Itali. Një prift së bashku me një grup të rinjsh besimtarë, veshur me kostum banjoje e kamerdare, kanë mbajtur meshën e së dielës nën ujin e detit Jon të bregdetit kalabrez.

Prifti Mattia Bernasconi  nga Milano që ndodhej në Krotone së bashku me një grup të rinjsh vullnetarë që punojnë me shoqatën që menaxhon pronat e konfiksuara nga mafia, ka mbajtur meshën e shenjtë në bregdetin e Krotones e nën ujin e kristaltë të plazhit të Alfierit.

Altar i ka shërbyer një dyshek deti. Pamjet të cilat kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale janë marrë në dorëzim dhe nga autoritetet policore e ka çuar Prokurorinë e Krotones në denoncimin e priftit Mattia Bernasconi për fyerje të rrëfimit fetar.

"Temperaturat e larta e asnjë penë rreth e qark për t'u mbrojtur nga dielli më shtynë të merrja vendimin e mbajtjes së meshës së shenjtë të së dielës në det", është mbrojtja e Priftit i cili shton se "nuk ka dashur të banalizoj ritin fetar e as mesazhet e fjalët e Zotit gjatë meshës."

Ky akt nuk i ka pëlqyer as Kurisë së Krotones e cila ka theksuar se mesha e së dielës, ka një gjuhë e sjelle të veçantë që duhet vlerësuar e nuk duhet të jetë sipërfaqësore.

"Duhet vëmendje në ritualin e simbolet që ajo kërkon!".


Video