6.1 milionë euro të padeklaruara qarkullojnë në Kosovë

28 July 2022, 16:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
6.1 milionë euro të padeklaruara qarkullojnë në Kosovë
Foto ilustruese

Në Kosovë qarkullojnë 6.1 milionë euro të fshehura. Kjo shifër ka dalë pas monitorimit nga Administrata Tatimore e Kosovës.

“Administrata Tatimore e Kosovës po vazhdon me monitorimin e personave juridik/bizneseve dhe personave fizike, të cilët përfitojnë nga rrjetet sociale, kriptovalutat, si dhe nga pjesa e shpronësimeve. Vetëm gjatë kësaj periudhe nga Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës janë identifikuar 6.1 milionë euro qarkullim nga sektorët e lartcekur, të cilat sipas legjislacionit tatimor në fuqi kanë qenë të obliguara të deklarojnë dhe paguajnë për të hyrat e realizuara, por meqenëse nuk kanë deklaruar vullnetarisht, ATK ka bërë vlerësimin sipas dispozitave tatimore”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Më tej në njoftim nënvizohet se ATK ka në dispozicion teknologji të avancuar të cilat sigurojnë mbledhjen e informatave nga burime të ndryshme, sikurse për persona juridik ashtu edhe për persona fizik/individ.


Video