Macron dhe Scholz bisedë me Putin: Duhet armëpushim

10 March 2022, 17:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Macron dhe Scholz bisedë me Putin: Duhet armëpushim

Gjermania dhe Franca i kërkojnë Rusisë të vendosë një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë. Kancelari Olaf, Shcolz dhe presidenti Emmanuel Macron, zhvilluan një bisedë telefonike me Vladimir Putin, për të diskutuar mundësitë e një zgjidhjeje diplomatike të krizës.

Qeveria gjermane thotë se Scholz dhe Macron insistuan në shtimin e negociatave direkte mes Rusisë dhe Ukrainës.

Dy liderët europianë kanë vendosur që të zhvillojnë një tjetër bisedë telefonike me Putin në ditët e ardhshme. Këtë e konfirmon dhe presidenca ruse që nuk ka dhënë shumë detaje për bisedën mes tre liderëve.

Ndërkohë, Putin foli në televizionin shtetëror rus për vendet që po ndërmarrin sipas tij “hapa jomiqësore” kundër Rusisë dhe ekonomisë së saj, duke iu referuar sanksioneve të vendosura ndaj saj nga Perëndimi.

Putin tha se nuk ka “asnjë dyshim se këto probleme do të zgjidhen dhe njerëzit do ta kuptojnë se nuk ka asgjë që ne nuk mund ta zgjidhim”.

Më pas, Putin drejtoi gishtin drejt Perëndimit duke thënë se ata “iu bëjnë thirrje qytetarëve të shtrëngojnë rripat dhe të veshin rroba të ngrohta”, teksa ka fajësuar sanksionet perëndimore për përkeqësimin e situatës.

“Gjithçka po duket shumë e çuditshme”, ka thënë ai.

Putin vazhdoi të këmbëngulë se Rusia po përmbush detyrimet e saj për furnizimin me energji elektrike dhe nuk ka faj për rritjen e çmimeve.

“Është rezultat i llogaritjeve të tyre të gabuara, mos na fajësoni neve”, tha Putin.


Video