Shefi i inteligjencës së Hezbollahut u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut gjatë natës.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit konfirmuan se sulmi gjatë natës në kryeqytetin e Libanit, vrau Hussein Makled i cili shërbeu si kreu i selisë së inteligjencës së Hezbollahut.
Vrasja ndodhi 10 minuta pasi Hezbollahu njoftoi futjen në luftë përkrah Iranit.
Të paktën 31 persona u vranë dhe 149 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore, në atë që ministria e shëndetësisë e Libanit tha se ishte një numër paraprak i viktimave.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli filluan sulmet e tyre të përbashkëta kundër Iranit të shtunën në mëngjes, dhe deri tani, përveç vrasjes së Ali Khameneit, u konfirmuan edhe vdekjet e disa komandantëve të lartë të forcave të armatosura të Republikës Islamike.