“Nuk dihet fati i Netanyahut”, Izraeli reagon pas deklaratave të Iranit!

2 Mars 2026, 12:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Benjamin Netanyahu

Izraeli ka reaguar pas deklaratave nga ushtria Iraniane, se është sulmuar zyra e kryeministrit, Benjamin Netanyahu.

The Times of Izrael raporton se si pasojë e sulmeve nuk ka asnjë person të plagosur.

Garda Revolucionare Iraniane deklaroi më parë se sulmi i tyre i fundit me raketa shënjestroi zyrën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe selinë e komandantit të Forcave Ajrore Izraelite.

Zyra e kryeministrit kriminel të regjimit sionist dhe selia e komandantit të Forcave Ajrore të regjimit u sulmuan dhe u dëmtuan rëndë nga forcat e armatosura të Republikës Islamike në sulme të synuara dhe të papritura me raketa Khyber në valën e dhjetë. Tani, fati i Kryeministrit të regjimit sionist është në një re pasigurie”, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim./The Times of Izrael 


Video