Lirohen nga paraburgimi tri infermieret që dhunuan të moshuarën në Pejë

25 Nëntor 2022, 09:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata Supreme ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e përfshira në sulmin fizik ndaj një të moshuare në Pejë.

Tri infermierët e përfshira në sulmin ndaj të moshuarës në Pejë janë liruar nga paraburgimi.

Incidenti për të moshuarën u bë i njohur pas publikimit të një videoje.

Në pamjet e publikuara shihet një infermiere vazhdimisht që sulmon të moshuarën, ndërsa një tjetër e regjistron.

Tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, i ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës.

 

Video