Kurti flet për Der Spiegel: Situata në veri të Kosovës u krijua nga paniku i Beogradit

18 December 2022, 12:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kurti flet për Der Spiegel: Situata në veri të Kosovës u

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për mediat gjermane është shprheur se situata në veri të Kosovës është e tensionuar për shkak të panikut që ka krijuar Beogradi.

Kurti për në një intervistë për Der Spiegel, ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presion Serbisë që të zgjedhë mes “Perëndimit dhe Rusisë”.

“BE dhe SHBA po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, tha Kurti.

Ndërkohë në lidhje me kërkesën e Serbisë, që presidenti Vuçiç ja drejtoi KFOR-it, për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.

Kurti ndër të tjera theksoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të kthejë Serbinë në të shkuarën ndërsa komentoi kërkesën e Beogradit që i drejtoi KFOR-it për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.

“Duket se Vuçiçi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, është shprehur Kurti.

Sot është dita e nëntë që nga vendosja e barrikadave në veri të vendit, ku serbët e zonës kanë vendosur makineri të rënda e kamionë në shenjë revolte për arrestimin e ish-policit, Dejan Pantiç. Barrikadat e vendosura në Rudar dhe Svecan kanë bllokuar kalimin drejt dy pikave kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.


Video