Aksion në Hamburg, policia gjermane arreston 10 shqiptarë

17 December 2022, 22:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksion në Hamburg, policia gjermane arreston 10 shqiptarë
Momenti gjatë arrestimit

Një grup shqiptarësh kanë rënë në prangat e policisë gjermane, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se aksioni është zhvilluar në Hamburg dhe se në pranga kanë rënë 10 shqiptarë. Policia ka ushtruar kontrolle në disa bare dhe restorante ku dyshohej se kryhej edhe aktiviteti.

Autoritetet gjermane kanë arrestuar shqiptarët si dhe ka sekuestruar 45 gramë kokainë dhe një automjet që u përkiste personave të arrestuar.

Lënda narkotike kokainë shiten nga shqiptarët për 50 euro një gram.


Video