Dënimi i Salih Mustafës, reagon Kurti: Vendim indinjues, çfarë mesazhi po i dërgoni Ukrainës?

16 December 2022, 21:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dënimi i Salih Mustafës, reagon Kurti: Vendim indinjues,
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti indinjues vendimin e Gjykatës Speciale për Salih Mustafën i cili u dënua me 26 vite burg për krime lufte ndaj shqiptarëve.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kurti theksoi tha se mijëra vrasës serbë nuk janë dënuar dhe as gjykuar për mizoritë e kryera, ndërsa Salih Mustafa është dënuar vetëm se ka luftuar kundër pushtuesve të vendit të vet.

“Ndërkohë ka mijëra vrasës nga Serbia që kurrë nuk janë dënuar e as gjykuar për mizoritë që i kanë bërë në Ballkan. Vetëm 26 serbë janë dënuar për mbi 12.000 të vrarë dhe mbi 20.000 të dhunuar seksualisht në Kosovë. I bie që secili prej të dënuarve serbë mesatarisht të ketë vrarë mbi 462 shqiptarë dhe të ketë dhunuar 770 syresh.

E megjithatë ata kanë marrë dënime shumë më të lehta se ai që iu dha sot Salih Mustafës, i cili ka luftuar jo për të pushtuar ndonjë vend tjetër, por për të çliruar vendin e vet.  Ky verdikt është indinjues. Cili është mesazhi që i jep ky verdikt ukrainasve që sot luftojnë kundër agresorit? Mbetem me shpresën se institucionet e pavarura të drejtësisë do ta kuptojnë padrejtësinë dhe do të reflektojnë në shkallët e tjera të gjykimit”, thekson Kurti.

 

 

 


Video