“Kupa u mbush”, ministri i Jashtëm turk kërcënon sërish Greqinë

29 September 2022, 11:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kupa u mbush”, ministri i Jashtëm turk kërcënon
Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu

Pas presidentit turk, Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu i bëri thirrje Greqisë për çmilitarizim të ishujve të Egjeut duke thënë se Ankaraja do të marrë masat të nevojshme ndërsa Greqia shton pajisjet luftarake në ishuj.

Ai tha se transferimi i automjeteve të blinduara amerikane në ishujt e çmilitarizuar Lesvos dhe Samos është “pika e fundit që mbushi kupën” dhe se kjo do të thotë se Turqia do të vazhdojë me kundërpërgjigjet.

“Transferimi i automjeteve të blinduara amerikane në ishujt e çmilitarizuar të Lesvos dhe Samos ishte “pika e  fundit”. Reagimet tona ndaj sfidave greke do të jenë të vazhdueshme. Ne do të ndërmarrim hapat e nevojshëm derisa Greqia të pajis ishujt ”, tha ministri i Jashtëm turk.


Video