Një i ri nga Kosova është arrestuar nga Policia, pasi ka bashkëpunuar me një shtetase serbe për prostitucion.
Në pranga është vënë shtetasi Etrit Jashari, 28 vjeç nga Gjilani, i cili akuzohet se i ka gjetur kliente serbes për 7 muaj.
Jashari është pronar i një lokali dhe dyshohet se ka kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion” nga muaji maj deri në muajin shtator, në motelin “Dardania” në Gjilan.
Në kërkesën për paraburgim thuhet se i dyshuari Jashari, me qëllim të përfitimit të tij material, merrej me veprimtari të kundërligjshme të mundësimit ose detyrimit në prostitucion, me ç’rast i njëjti i ka mundësuar të dyshuarës Nadikana Gudinci, që të ofrojë shërbime seksuale me pagesë në shumë prej 60€.
I dyshuari Jashari, sipas informacioneve të mediave kosovare ka të kaluar kriminale, historik ky që është marrë bazë nga Prokuroria si arsyetim që i njëjti duhet të dërgohet në paraburgim, sepse mund të ndikojë të Gudinci dhe te dëshmitarët e tjera, duke penguar kështu rrjedhën normale në këtë rast penal.
Kjo kërkesë e Prokurorisë është aprovuar nga Gjykata, me ç’rast Gjyqtari i procedurës paraprake ia ka caktuar Jasharit masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji