Uragani Ian në SHBA/ Era merr para gazetarin, bie në tokë dhe përplaset nga pema (Video)

29 September 2022, 11:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Uragani Ian në SHBA/ Era merr para gazetarin, bie në tokë dhe

Uragani Ian që ka goditur Floridan, me erëra të forta prej 255 km/h, është stuhia e pestë më e madhe që ka goditur kontinentin e SHBA-së.

Mediat amerikane kanë informuar qytetarët e tyre hap pas hapi të gjithë situatën, ndërsa Weather Channel ndodhej në Florida  për të raportuar ngjarjen.

Gazetari Jim Cantore ishte në vendin e ngjarjes për të dokumentuar stuhinë, një detyrë që sigurisht nuk është pa rreziqe. Cantore po raportonte live, kur u godit nga një degë peme që e rrëzoi në tokë.

“Ky është një nga uraganet më të këqij në të cilin kam qenë ndonjëherë. Mund të jetë më i keqi për sa i përket mbulimit të mbi 25 viteve dhe 90 stuhive”, ka thënë ndër tjerash ai.

Siç shihet edhe në video, gazetarin e merr era para, duke i kufizuar atij edhe lëvizjen.


Video