Korea e Veriut publikon pamjet: Testuam me sukses raketën e parë ndërkontinentale (Video)

26 March 2022, 17:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Korea e Veriut publikon pamjet: Testuam me sukses raketën e parë

Televizioni shtetëror koreano-verior, KCNA publikoi të premten pamjet e lëshimit të raketës së parë ndërkontinentale, akt që ngjalli reagimin e komunitetit ndërkombëtar.

Testimi i kësaj rakete të ndaluar nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, sipas pamjeve të publikuara u ndoq nga afër nga lideri Kim Jong Un.

Kim duket në gjendje shumë të mirë, i veshur me një xhup lëkure, model “Top Gun”, dhe syze pilotësh, teksa kontrollon lëshimin e raketës.

Raketa interkontinentale arriti të ngjitej në një lartësi prej 6000 km për të rënë më pas në jug të Japonisë.

 


Video