Konferenca për shtyp në Hagë/ Trump: Izraeli dhe Irani, si dy fëmijë në oborrin e një shkolle. Lërini të luftojnë për dy ose tre minuta...

25 Qershor 2025, 11:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donald Trump

Gjatë konferencës për shtyp në Hagë, Donald Trump u pyet se për sa kohë mendon se programi bërthamor iranian është penguar nga sulmet ajrore.

“Mendoj se praktikisht dekada”, tha ai. “Mendoj se e kanë përjetuar, thjesht kanë kaluar nëpër ferr… gjëja e fundit që duan të bëjnë është të pasurohen. Ajo goditje i dha fund luftës“.

Trump vazhdoi duke e përshkruar konfliktin midis Izraelit dhe Iranit si “dy fëmijë në oborrin e një shkolle”.

“Lërini të luftojnë për dy ose tre minuta dhe pastaj është e lehtë t’i ndalosh”, tha ai.


Video