Kapet kokainë në banane me vlerë 300 milionë paund në Britani

6 April 2022, 11:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kapet kokainë në banane me vlerë 300 milionë paund në
Kokaina në banane

Policia britanike njofton se ka arritur të heqë nga rruga një sasi shumë të madhe lënde narkotike të llojit kokainë e cila arrin shifrën e 300 milionë paundëve.

Sipas të dhënave paraprake, sasia prej 3.7 tonë kokaine, u kap në një ngarkesë me banane që vinte nga Kolumbia në portin e Southampton.

Në operacion morën pjesë strukturat e Rojës Bregdetare dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit. Ende nuk ka detaje për personat e ndaluar në këtë operacion.

 


Video