Inteligjenca britanike: Rusia ka dështuar në objektivin e saj për Kievin

30 March 2022, 09:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Inteligjenca britanike: Rusia ka dështuar në objektivin e saj për

Inteligjenca e Britanisë së Madhe ka bërë publike përditësimin e fundit mbi luftën në Ukrainë, shkruan Sky News.

Sipas saj, është pothuajse e sigurt që Rusia ka dështuar në objektivin e saj për të rrethuar Kievin për shkak të pengesave të përsëritshme dhe kundërsulmeve të suksesshme nga forcat ukrainase.

“Rusia duke thënë se do të reduktojë aktivitetin rreth Kievit, mund ta pranojë se e ka humbur luftën aty”, thuhet më tej në njoftimin e inteligjencës.

Megjithatë, sipas inteligjencës britanike, ka të ngjarë që Rusia tani ta devijojë ofensivën nga veriu në rajonet Donetsk dhe Luhansk në lindje.

 

 


Video