Abuzime edhe me të sëmurët mendorë, si u shtuan kostot e ndërtim...
5 Dhjetor, 22:19Fokus
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas akuzave nga qeveria e Kosovës se pas shpërthimit me rreth 15 kg eksploziv i ujësjellësit Ibër-Lepencit në Zubin Potok qëndron Beogradi.
Presidenti Vuçiç është shprehur se nuk do të kërkojë falje, duke shtuar se nuk qëndron Serbia pas sulmit me eksploziv.
“Pse mendoni se nuk nxitova sot në mëngjes të them se Serbia nuk ka lidhje me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc. Çfarë, t’i kërkoj falje dikujt?
Dhe ata e dinë që ne nuk e bëmë! Nëse vrapoj nëpër mediat botërore për të justifikuar veten, ata do ta interpretojnë si të duan”, tha Aleksandër Vuçiç.