Dhunimi i 11-vjeçares, Kurti kritikon prokurorët e gjyqtarët: Nuk mjaftojnë dy dorëheqje

2 September 2022, 18:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhunimi i 11-vjeçares, Kurti kritikon prokurorët e gjyqtarët:
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se nuk mjaftojnë dy dorëheqjet në lidhje me dhunimin e një 11-vjeçareje në Prishtinë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kurti theksoi se aktakuza jo të fuqishme të prokurorëve mundësojnë që dhunuesit shpesh të mos ndëshkohen.

Ndërsa, sipas tij, gjykatat nuk i gjykojnë rastet e dhunimeve në përputhje me ligjet në fuqi, që parashohin dënime prej më së paku 10 vitesh për dhunë seksuale ndaj personit nën moshën 14 vjeç.

Ndër të tjera, Kurti nënvizoi se shoqëria dhe shteti në Kosovë, nuk mund të bartin koston e mospunës dhe papërgjegjësisë së prokurorëve e gjyqtarëve.

Dy ditë më parë, qytetarë të Tiranës u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” për të protestuar për përdhunimin e 11-vjeçares në Kosovë nga 5 persona.

Katër prej autorëve u vunë menjëherë në pranga, ndërsa mesditën e së martës është arrestuar personi i pestë i përfshirë në ngjarjen makabre.

Për këtë rast, ka dhënë dorëheqjen edhe Drejtor i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.


Video