U ndalua për mashtrim e korrupsion me trajnimin e diplomatëve të rinj, lihet e lirë Federica Mogherini

3 Dhjetor 2025, 08:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Federica Mogherini

Është lënë e lirë Federica Mogherini, ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe rektore e Kolegjit Evropian në Bruges, e cila u ndalua të martën pasdite në Belgjikë si pjesë e një hetimi mbi një tender të financuar nga BE-ja për krijimin e një programi pasuniversitar për diplomatë të rinj.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve Agi, bashkë me Mogherinin janë ndaluar edhe dy shtetas të tjerë italianë:

Stefano Sannino, ambasador dhe ish-Sekretar i Përgjithshëm i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), institucioni që kishte iniciuar tenderin me vlerë 990 mijë euro për vitet 2021–2022 dhe Cesare Zegretti, menaxher i Kolegjit Evropian në Bruges.

Hetimi drejtohet nga Zyra e Prokurorit Federal në Bruges në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik Evropian (EPPO). Ndaj personave të përfshirë janë ngritur akuza që përfshijnë mashtrim në prokurimin publik, korrupsion, konflikt interesi, shkelje të sekretit profesional dhe konkurrencë të padrejtë.

Autoritetet belge dhe ato evropiane po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rolin e secilit në procedurat e tenderit.


Video