Witkoff dhe Kushner përballë Putinit në tavolinën e negociatave për paqen në Ukrainë

2 Dhjetor 2025, 18:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Witkoff dhe Kushner përballë Putinit në tavolinën e negociatave për paqen në Ukrainë

Të dërguarit e posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë nisur pak çaste më parë takimin me presidentin rus Vladimir Putin. Në këtë takim janë të pranishëm edhe Ushakov dhe negociatori rus Kirill Dmitriev.

Gjatë këtij takimi pritet të vijojnë bisedimet lidhur me planin amerikan të paqes në Ukrainë. Para takimit, Putin deklaroi se nuk kërkon një luftë me Evropën, por paralajmëroi se nëse Evropa dëshiron të luftojë atëherë Rusia është gati.

Putin akuzoi gjithashtu Evropën për sabotim të procesit të paqes dhe deklaroi se kërkesat evropiane nuk janë të pranueshme për Rusinë. Sipas tij Evropa po e pengon administratën amerikane të arrijë paqe në Ukrainë dhe se nuk kanë një axhendë paqësore.


Video