Trump: Do kryejmë sulme ndaj trafikantëve të drogës edhe në rrugë tokësore, nëse është nevoja

2 Dhjetor 2025, 21:08Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi se Pentagoni së shpejti do të fillojë të shënjestrojë kartelet e drogës me sulme tokësore në Venezuelë dhe më gjerë, pas një fushate që është përqendruar kryesisht në anijet e dyshuara të trafikimit në Karaibe dhe Oqeanin Paqësor lindor.

"Ne do të fillojmë të bëjmë këto sulme në tokë, e dini, toka është shumë më e lehtë, është shumë më e lehtë dhe ne i dimë rrugët që ata ndjekin", tha Trump të martën në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se SHBA-të do të fillojnë sulmet tokësore "shumë shpejt".

"I dua ato varka të ikin. Dhe ka shumë pak varka që vijnë. Thuajse 90% kanë rënë. Ka shumë njerëz që thonë ato varka nuk kanë drogë, cili është ai që ka pesë motorë në varkë dhe ngarkuar me konteinerë të bardhë", deklaroi Trump.


Video