"Gruaja" e Kanye West e lindur në një familje kriminele, zbulohet e shkuara e ‘errët’ e prejardhjes së arkitektes!

2 Tetor 2023, 15:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kim Kardashian/ Kanye West/ Bianca Censori

Pas ndarjes nga Kim Kardashian, reperi i njohur Kanye West disa vite më parë u martua me Bianca Censorin, e cila prej kohësh është në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të veshjes së saj të çuditshme.

Mirëpo së fundmi MailOnline ka zbuluar të shkuarën dhe prejardhjen e saj të ‘errët’.

Sipas kësaj medie, arkitektja familja e së cilës është me origjinë nga Italia, lindi dhe u rrit në Australi, dhe xhaxhai i saj është një gangster famëkeq, i njohur me pseudonimin  ‘Al Capone i Melburnit‘.

Babai i Biankës quhet 'Elia Leo’ Censori dhe u dënua me disa vite burg pasi u kap me heroin dhe me një pistoletë të mbushur.

Babai i Biancës njohet si një  ‘figurë e rëndë kriminale’, ndërsa xhaxhai i bashkëshortes së reperit, Eris Censori, një vrasës me pagesë.

Vëllai i tyre më i madh Edmondo, i njohur si ‘Eddie Capone’, po vuan një sërë dënimesh duke përfshirë sulmin ndaj policisë, vjedhje dhe kërcënimi.

Video