G7 zotohet të çojë Putinin para drejtësisë: Nuk duhet ta fitojë luftën

8 May 2022, 20:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
G7 zotohet të çojë Putinin para drejtësisë: Nuk duhet
Udhëheqësit e G7-ës zotohen të çojnë Putinin para drejtësisë

Vendet e G7 janë impenjuar të ndalojnë importin e naftës ruse. Konfirmimi vjen nga Shtëpia e Bardhë pas video telefonatës mes liderëve të vendeve të G7.

“Qëndrojmë të bashkuar në vendimin tonë se presidenti Putin nuk duhet ta fitojë luftën kundër Ukrainës. U detyrohemi kujtimit të atyre që luftuan për lirinë në Luftën e Dytë Botërore dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë sot për popullin ukrainas, Europën dhe komunitetin botëror”.

Ky është konkluzioni i deklaratës finale të video telefonatës mes liderëve të G7, që janë impenjuar të rrisin më tej sanksionet ndaj Rusisë.

Udhëheqësit e G7 premtuan të bëjnë çdo përpjekje për të çuar Putinin dhe miqtë e tij para drejtësisë, në veçanti, Presidentin e vetëshpallur të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko.

Sipas deklaratës zyrtare të liderëve të G7-ës, publikuar nga Shtëpia e Bardhë, këto vende ranë dakord për sanksione të tjera ndaj Rusisë, ku përfshihet ulja e varësisë nga energjia ruse si dhe masat kundër bankave dhe sistemit financiar rus.

Ndërsa presidenti ukrainas Zelensky u ka ritheksuar liderëve të G7 “vendosmërinë e Ukrainës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial. Objektivi final i Ukrainës është të garantojë largimin e plotë të forcave ruse nga i gjithë territori ukrainas dhe të forcojë kapacitetet për t’u mbrojtur në të ardhmen”, deklaroi Zelensky.

Ndërkohë, sot Ukrainën e vizituan sot kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden.


Video