Shumë diskutohet në të gjithë globin për ekzistencën e krijesave jashtëtokësore, por deri më sot, ende nuk ka një provë konkrete për ta.
Së fundmi, një qytetar në Meksikë ka fotografuar një disk fluturues ku pretendon se kanë qenë UFO dhe vlerësohet të jetë me një diametër rreth 15 metra, i cili shfaqet pas një stuhie përpara se të zhduket në hapësirë.
Seria e imazheve që tregojnë objektin e rrumbullakët prej argjendi kanë shkaktuar bujë pasi ato u shfaqën në TV kombëtar të lajmeve.
Mekaniku i makinave Juan Manuel Sanchez bëri fotot e UFO-ve të cilat u bënë virale pasi ai i shpërndau në Facebook-un e tij.
Ai pretendon se e vuri re objektin ndërsa po përpiqej të bënte foto të një stuhie që po afrohej me celularin e tij.
Fotot e qarta dhe me rezolucion të lartë duket se tregojnë diskun fluturues të UFO-ve i cili del mes rreve të errëta dhe më pas zhduket në hapësirë.
Por ndërsa fotot kanë shkaktuar bujë, është e paqartë nëse fotot janë të përpunuara apo pamje të vërteta të një objekti misterioz.
Juan megjithatë i qëndron historisë së tij.
Gruaja e tij dhe një nga komshinjtë gjithashtu pretendojnë se e kanë parë diskun misterioz përpara se të fluturonte në qiell drejt hapësirës.