Katër shqiptarë janë dënuar nga një gjykatë në Britaninë e Madhe pasi u kapën në një fermë që kultivonte kanabis me vlerë 1.6 milionë paund.
Autoritetet zbuluan se shqiptarët kishin kryer lidhje të jashtëligjshme të energjisë nga shpërndarësi kryesor i qytetit Carlisle duke vjedhur rreth 11 mijë paund energji elektrike në ditë.
E gjitha kjo, vetëm pak metra larg godinës së Gjykatës së Kurorës britanike.
Nikolin Progni, 29-vjeç, Klaudio Lekndreaj, 42-vjeç, Klaurent Lena, 28-vjeç dhe Andrea Vukaj, 22-vjeç, pranuan fajin dhe u dënuan me nga 3 vite burg secili.
Ata pretenduan se vepronin nën urdhrat e personave të tjerë, por nuk pranuan t’i identifikojnë ata.
“Ishte një fermë e sofistikuar, e ngritur dhe e vënë në funksion nga persona që e dinin shumë mirë se çfarë ishin duke bërë”, tha prokurori në sallën e gjyqit.