Sulmet ajrore ndaj centraleve bërthamore në Iran, Teherani lëshon 100 dronë drejt Izraelit

13 June 2025, 08:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sulmet ajrore ndaj centraleve bërthamore në Iran, Teherani lëshon

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Gjeneral Brigade Effie Defrin, ka raportuar se Irani ka lëshuar rreth 100 dronë drejt territorit izraelit.

Gjenerali Defrin shton se shefi i shtabit të ushtrisë iraniane, komandanti i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) të Iranit dhe komandanti i komandës së emergjencës së Iranit u vranë gjatë sulmeve.

Mediat shtetërore iraniane raportuan gjithashtu se Hossein Salami, shefi i Gardës Revolucionare, ka humbur jetën si pasojë e sulmeve.

Ndërkohë në Izrael është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

 


Video