Vuçiç: Nuk e kam tradhëtuar Putinin, falënderoj Ukrainën që nuk e njeh Kosovën

12 June 2025, 18:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vuçiç: Nuk e kam tradhëtuar Putinin, falënderoj

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se pati takime shumë të suksesshme në Odessa dhe se falënderoi Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për respektimin e plotë të Kartës së OKB-së dhe integritetit territorial të Serbisë, duke nënkuptuar këtu mosnjohjen e Kosovës si dhe për mungesën e përfaqësuesve nga Prishtina në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore.

Vuçiç tha se ky ishte një gjest i shkëlqyer ndaj Serbisë.

“Patëm takime shumë të suksesshme këtu në Odessa. Kjo është hera ime e katërt që marr pjesë në samitin e Evropës Juglindore-Ukrainë dhe hera ime e parë në territorin ukrainas. Falënderova mikpritësit tanë ukrainas, Presidentin Zelensky, për respektimin e, integritetit territorial të Serbisë. Siç edhe e pate këtu nuk kishte asnjë përfaqësues të Prishtinës.”

Nga krahu tjetër edhe Zelensky falënderon Vuçiçin për iniciativën për rindërtimin e vendbanimeve ukrainase.

Pasi bisedoi me Vuçiçin në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, Zelensky tha në llogarinë e tij në Instagram se ishte një “formë bashkëpunimi vërtet efektive” dhe shtoi se mezi priste rezultate pozitive.

Vuçiç nuk harroi të shuante zërat për udhëtimin e tij në Ukrainë dhe leximin si një qëndrim kundër Moskës.

Ai tha se nuk e tradhëtoi Rusinë, siç pretendojnë disa media në Serbi dhe se kjo u tregua edhe me mosnënshkrimin e deklaratës ku dënohet agresioni rus duke abstenuar edhe në samit.


Video