Probleme në të gjithë botën me disa rrjete sociale, faqe dhe shërbime interneti

12 June 2025, 21:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Probleme në të gjithë botën me disa rrjete sociale, faqe dhe
Foto ilustruese

Gjatë pasdites së sotme, rrjeti social Facebook ka punuar me vështirësi, kryesisht në ngarkimin e faqeve dhe shfaqjen e përmbajtjes së tyre.

Por siç raportohet, problemi është më i madh dhe në shkallë globale. Aktualisht raportohet se nga ky problem i panjohur ende janë prekur Facebook, Google shërbimet e Google si Coud dhe Maps, Twitch, Discord, Etsy, Amazon Web Services, OpenAI, Cloudflare dhe shumë faqe të tjera.

Është e paqartë se çfarë e po i shkakton këto probleme.

Disa prej faqeve dhe shërbimeve që raportohet se kanë probleme:

Twitch, Discord, Google Cloud, Google, Google Meet, Google Nest, CharacterAI, Etsy, Khan Academy, Google Drive, Google Maps, Pokemon TCG, Dialpad, Mailchimp, HighLevel, Amazon Web Services, OpenAI, Cloudflare, Anthropic, Breezeline, Dragon Ball, State Farm, Embark Studios, Gmail, Rocket League, DoorDash, Wells Fargo, Marvel, MLB TV, Google Gemini, Fortnite, Spotify, Shopify, Snapchat, Tekken, Box, Equifax, Roll20, Cursor, Looker Studio, FuboTV, IKEA, reCAPTCHA, GitLab, Steam, Clover POS Systems, AMC Theatres, NPM


Video