Tre shqiptarë u arratisën në orët e para të mëngjesit të sotëm nga burgu i Trevisos në Itali. Arratisja u bë me mundur falë prerjes së hekurava të qelisë dhe zbritja nga burgu me anë të çarçafëve. Gjithsesi, dy prej tyre u kapën dhe i vetmi që i iku policisë italiane ishte 27-vjeçari Edison Pula.
Mediat përtej Adriatikut e kanë krahasuar këtë arratisje me komedinë ‘Daltonët’. Kjo komedi rezulton të jetë frymëzuar nga banda e vëllezërve Dalton që vepronin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. gjatë viteve 1890 – 1892. Banda përbëhej nga katër vëllezër: nga Grattion (lindur më 1861), William (1866), Bob (1869) dhe Emmett (1871).
Emri i tyre u bë shumë i njohur kryesisht në shtetet perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi numri i trenave dhe bankave që kishin plaçkitur nuk kishte të sosur. Komedia u krijuar nga Morris dhe Rene Gorcinny që gjithmonë janë dyshuar se ishin kushërinjtë e vëllezërve Dalton dhe se kjo ka qenë arsyeja që i ka shtyrë ata të vinin me këtë komedi.
Filmi vizatimor tregon se sa me fat është Luka që u shpëton gjithmonë sulmeve e në këtë rast, i bie të ketë qenë Edison Pula, 27-vjeçari që arriti të arratisej.