Dy trena me shpejtësi të lartë dolën nga shinat të dielën në jug të Spanjës, ku si pasojë kanë humbur jetën pesë persona, 25 janë të plagosur.
Ngjarja e rëndë u konfirmua nga operatori i rrjetit hekurudhor, ndërsa televizioni shtetëror RTVE raportoi për humbjet e jetës.
Një nga trenat ishte në udhëtimin nga Malaga drejt stacionit kryesor Atocha në Madrid. Rreth 10 minuta pas nisjes, në qytetin e Andamuzit, treni drejt Madridit përplasi dy vagonë të trenit me destinacion Huelva, duke shkaktuar daljen nga shinat të të dy trenave.
Të dy trenat transportonin rreth 300 pasagjerë, sipas mediave lokale, përfshirë El País.
Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen.
Descarrila en Córdoba un tren Iryo de larga distancia que circulaba desde Málaga hacia Madrid-Puerta de Atocha, colisionando con un AVE que circulaba en sentido contrario.
— Josema Vallejo (@JosemaVallejo) January 18, 2026
Dos víctimas mortales, varios heridos y atrapados.
Emergencias en el lugar. pic.twitter.com/AHt92RFsiO