Dy myslimanë i presin kokën një rrobaqepsi në Indi për fyerje ndaj profetit Muhamed, publikojnë videon

29 June 2022, 09:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dy myslimanë i presin kokën një rrobaqepsi në Indi për

Një rrobaqepës i quajtur Kanhaiya Lal, u vra të martën në Rajasthan të Indisë nga dy burra myslimanë, të cilën e incizuan veprimin dhe e publikuan në internet. Kjo vrasje ka nxitur tensione fetare në rajon.

Vrasësit pretenduan se veprimi i tyre është hakmarrje për përkrahjen që rrobaqepësi e kishte shprehur për deklaratat kundërthënëse të një politikane indiane për profetin Muhamed.

Qeveria e ka bllokuar shërbimin e internetit dhe i ka ndaluar tubimet e mëdha. Policia i ka arrestuar dy burrat, të cilët e identifikuan veten në videon me pamje të rënda.

Në një video tjetër, ata u mburrën me vrasjen dhe gjithashtu e kërcënuan kryeministrin indian, Narendra Modi, duke shfaqur thika të mëdha.

Dy myslimanë i presin kokën një rrobaqepsi në Indi për

Një zyrtar i lartë policor në Rajasthan u ka kërkuar medieve që të mos e publikojnë videon e vrasjes për shkak të pamjeve shumë të rënda. Kryeministri rajonal, Ashok Gehlot, u ka bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë të qetë. Qeveria federale ka kërkuar nga Agjencia Hetuese Kombëtare që ta hetojë rastin.

Sulmuesit hynë në lokalin e rrobaqepësit duke u paraqitur si klientë dhe e sulmuan përderisa ai po ua bënte matjet./BBC



Video