DRAMATIKE/ Ja momenti kur shkëmbinjtë marrin para kamionin!

4 March 2024, 09:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DRAMATIKE/ Ja momenti kur shkëmbinjtë marrin para kamionin!
Rrëshqitje dheu u regjistrua në një rrugë në Peru

Një rrëshqitje dheu u regjistrua në një rrugë në Peru, në rrethin e San Mateo de Huanchor në Huarochiri dhe shkatërroi disa automjete.

Videoja e pabesueshme tregon shkëmbinj të mëdhenj që bien me forcë, por që nuk shkaktuan viktima në njerëz, por vetëm dëmtime në automjete.

Rrëshqitja e dheut shkaktoi dëme të konsiderueshme në infrastrukturën e rrugës që u shkatërrua.

Forca e përplasjes është kapur në videon e realizuar nga kamera e njërit prej kamionëve të dëmtuar.

Po vijon një hetim për të përcaktuar shkakun e saktë të rrëshqitjes së dheut, megjithëse dyshohet se reshjet e fundit të shiut në zonë mund të kenë luajtur një rol të rëndësishëm në destabilizimin e tokës.


Video