Donald Trump njofton: 48 liderë iranianë u vranë me një sulm të vetëm

1 Mars 2026, 17:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se 48 liderë iranianë janë vrarë në kuadër të sulmeve të vazhdueshme të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

“Askush nuk mund ta besojë suksesin që kemi arritur. 48 liderë janë zhdukur me një sulm të vetëm. Dhe situata po zhvillohet me shpejtësi”, u shpreh Trump në një intervistë për Fox News.

Në një intervistë për CNBC, ai shtoi se operacioni amerikan në Iran “po ecën përpara më shpejt se sa ishte parashikuar në afatin kohor”.


Video