Ish-presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, u vra nga sulmet amerikane dhe izraelite mbi Teheran.
Këtë e raporton agjencia iraniane Ilna dhe disa media izraelite.
Vdekja e Khameneit ka shkaktuar protesta në Pakistan, ku të paktën nëntë persona janë vrarë pranë konsullatës amerikane.
Hamasi, Hezbollahu, Iraku e Rusia kanë shprehur ngushëllimet e tyre duke dënuar vrasjen e Khameneit.
Sot në orën 17:00 do të mbahet Këshilli i Jashtëzakonshëm për Punët e Jashtme, teksa Kaja Kallas tha se ky është “moment vendimtar për Iranin”, ndërsa e ardhmja është “e pasigurt”.
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike do të mbajë të hënën një mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me situatën.
Të hënën, në Vjenë do të nisë gjithashtu sesioni periodik i Këshillit të Guvernatorëve të Agjencisë Atomike të Kombeve të Bashkuara.