Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjimnazi “17 Shkurti” në Obiliq të Kosovës ka njoftuar vdekjen e njërës prej nxënëseve të kësaj shkolle. Magbule Gashi është ndarë nga jeta, por nuk bëhet e qartë arsyeja.
Në njoftimin mortor thuhet se “Magbulja ishte një nxënëse shumë e dashur dhe me qasje konstruktive me të gjithë mësuesit dhe shoqërinë", shkruhet në njoftim. Ndarja e parakohshme e saj nga jeta ka mërzitur jo vetëm familjarët por gjithë shoqërinë dhe mësuesit.