Diplomat në Ukrainë kur nisi pushtimi nga Rusia, kush është Alexander "Sasha" Kasanof, pasuesi i Gabriel Escobarit në Ballkan

22 July 2024, 17:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Diplomat në Ukrainë kur nisi pushtimi nga Rusia, kush është
Alexander Kasanof

Alexander “Sasha” Kasanof është emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor si dhe për Shtypin dhe Diplomacinë Publike në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike.

Në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se ai do të jetë pasuesi i Gabriel Escobar, i cili e ka mbaruar mandatin e tij.

“Ai ka shërbyer më parë si Asistent Ekzekutiv i ish Nënsekretares për Çështjet Politike Victoria Nuland dhe ushtruese e detyrës së Nënsekretarit për Çështjet Politike John Bass.

Sasha ka shërbyer jashtë shtetit në Irlandë, Turkmenistan, Kili dhe Ukrainë. Ai mori çmimin James Clement Dunn për ekselencë për punën e tij si Këshilltar Politik në Ambasadën e SHBA-së në Kiev gjatë Revolucionit Maidan dhe pushtimit të mëvonshëm të Rusisë në Ukrainë.


Video