Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të votojë qeverinë Kurti 3 në seancën e mbajtur të dielën në afatin e fundit ligjor të vënë nga Gjykata Kushtetuese.
Me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 absentime, Kuvendi nuk e zgjodhi Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se tani përgjegjësia kalon sërish te presidentja Vjosa Osmani dhe mbylli punimet e seancës së sotshme.
Kosova duket se është drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi prej më shumë se 6 muajsh nuk ka arritur dot të formojë qeveri.