Britania e Madhe po heton televizionet ruse për thyerje të paanshmërisë në lajme

28 February 2022, 18:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Britania e Madhe po heton televizionet ruse për thyerje të

Mes thirrjeve që Britania e Madhe të ndjekë BE-në dhe të ndalojë televizionin rus të lajmeve Russia Today, të mbështetur nga Kremlini, rregullatori i medias Ofcom thotë se ka nisur 15 hetime për paanshmërinë e programeve të lajmeve të kanalit.

Ofcom tha se kishte parë një "rritje të konsiderueshme" në numrin e programeve në RT që kërkonin hetim.

Rregullatori britanik tha se hetimet do të "përshpejtoheshin" duke pasur parasysh "ashpërsinë dhe urgjencën" e situatës.

Megjithatë, Sekretarja e Jashtme Liz Truss ka paralajmëruar se BBC rrezikon të ndalohet në Rusi nëse Britania e Madhe ndërmerr masa kundër RT.


Video