
Roman Abramovich ka marrë një tjetër goditje të fortë për financat e tij për shkak të sanksioneve të Perëndimit të vendosura ndaj njerëzve që konsiderohen të afërt me presidentin rus Vladimir Putin, pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.
Autoritetet britanike kanë sekuestruar miliarda euro pasuri të Roman Abramovich. Oligarkut rus i janë ngrirë 6.4 mld euro asete në ishullin Jersey në Kanalin e La Manshit.
Në një operacion të koordinuar, edhe autoritetet franceze i kanë bllokuar një vilë të vendosur në rivierën franceze.
Vila e quajtur “Château de la Croë” dikur i përkiste Dukës dhe Dukëshes së Ëindsor dhe ndodhet në zonën më prestigjioze të Rivierës franceze. Ajo është ndërtuar në vitin 1926 dhe pas rindërtimit të kryer nga Abramovich mendohet se arrin një vlerë prej 90 milionë eurosh.
Sipas “Financial Times”, biznesmeni rus është takuar dy herë në Kiev me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili javë më parë i bëri thirrje Perëndimit që të heqë sanksionet ndaj ish-pronarit të Chelsea, në mënyrë që ai të lehtësojë bisedimet e paqes me Kremlinin.