
Bashkimi Europian do t’u japë mundësinë refugjatëve ukrainas të luftës që të konvertojnë në euro, apo dollarë dhe vënë në përdorim monedhën e tyre kombëtare Hryvnia.
Synimi është të mbështeten më tej refugjatët që kanë vështirësi të shkëmbejnë kartëmonedhat e tyre në monedhat e BE-së.
Rekomandimi fton vendet anëtare të krijojnë skema kombëtare që do të lejonin konvertimin e hryvnias në kushte të ngjashme në të gjithë BE-në.
Skemat do t'u mundësonin personave të zhvendosur nga Ukraina, përfshirë fëmijët, të shkëmbejnë deri në 10 000 hryvnia (afërsisht 310 €) për person. Kjo do të jetë pa pagesë dhe me kursin zyrtar të këmbimit siç publikohet nga Banka Kombëtare e Ukrainës. Kohëzgjatja e këtyre skemave do të jetë së paku tre muaj.
Rekomandimi tani do të miratohet zyrtarisht nga Këshilli me procedurë të shkruar. Data paraprake për adoptim është 19 prilli.
Rekomandimet nuk janë akte ligjërisht të detyrueshme. Prandaj, zbatimi dhe krijimi aktual i skemave do të vendoset nga shtetet anëtare sipas situatës së tyre kombëtare. Një numër vendesh të BE-së kanë vendosur tashmë marrëveshje kombëtare për këtë qëllim.