Zelensky: 500 mijë qytetarë të Ukrainës janë dërguar në Rusi me dhunë

13 April 2022, 14:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky: 500 mijë qytetarë të Ukrainës janë
Në foto: Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Është dita e 47-të e luftës në Ukrainë dhe ofensiva ruse në lindje të vendit ende nuk ka filluar plotësisht. Joe Biden për herë të parë akuzon Moskën për gjenocid.

Mbi 500,000 ukrainas janë dërguar me forcë në Rusi nga autoritetet e Moskës, tha Presidenti Volodymyr Zelensky sot gjatë fjalimit të tij në Parlamentin e Estonisë.

Sipas Zelensky, rusët përpiqen t'i çojnë ukrainasit e dëbuar në rajone të largëta të vendit, t'u konfiskojnë dokumentet dhe sendet personale, si telefonat celularë dhe të ndajnë fëmijët nga prindërit e tyre për të lejuar, familjet ruse që ti adoptojnë në mënyrë të paligjshme.


Video