Pse aleatët e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-së në Iran ...
4 Mars, 19:10Fokus
Të paktën 40 persona kanë humbur jetën pasi autobusi i tyre u rrëzua nga një urë të hënën në periferi të kryeqytetit të Guatemalës.
Zëdhënësi i zjarrfikësve Edwin Villagran tha shkak i rënies ishte devijimi që autobusi bëri në çastet e fundit për të shmangur një tjetër aksident masiv me vetura. 15 persona të tjerë u plagosën rëndë.
Autobusi kishte ardhur nga Progreso, në verilindje të kryeqytetit. Zëdhënësi vullnetar i zjarrfikësve Oscar Sanchez tha se mes viktimave ishin edhe fëmijë.
Presidenti Bernardo Arevalo shprehu ngushëllimet e tij dhe shpalli një ditë zie kombëtare.