"300 euro me një, 600 me të dyja njëkohësisht", prangosen dy vajza për prostitucion, klientët i gjenin nga interneti

10 August 2022, 14:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"300 euro me një, 600 me të dyja njëkohësisht",
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka arrestuar dy vajza, pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit në Prishtinë. Mediat kosovare raportojnë se bëhet fjalë për një vajzë 32-vjeçe nga Shqipëria dhe një vajzë 23-vjeçe nga Italia, të cilat janë prangosur pasditen e djeshme.

Ato u merrnin klientëve nga 300 euro në këmbim të marrëdhënies seksuale me një prej tyre dhe 600 euro me të dyja njëkohësisht.

Pazarin për këto shërbime, vajzat që jetonin në rrugën “Abdullah Presheva” të Prishtinës e bënin përmes internetit. Ato fillimisht u ndaluan për 48 orë, por me kërkesë të prokurorit, Gjykata ua caktoi paraburgimin për një muaj.


Video