“Këndon gjatë gjithë ditës”, çifti gjerman hedh në gjyq... gjelin

9 August 2022, 23:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Këndon gjatë gjithë ditës”, çifti
Çifti gjerman hedh në gjyq... gjelin

Një çift gjerman kanë çuar në gjyq një gjel që, sipas tyre, këndonte shumë, rreth 200 herë në ditë.

Friedrich-Wilhelm K. dhe gruaja e tij Jutta, thanë se gjeli i fqinjit nis të këndojë në 8 të mëngjesit dhe nuk pushon gjatë gjithë ditës.

Çifti kërkon që t’ia heqë gjelin fqinjit dhe për këtë ka regjistruar çdo ditë kakarisjen e tij, për t’i vërtetuar gjykatës që nuk po ankohen kot.

“Nuk dalim dot në oborr, nuk hapim dot një dritare. Natën rri mbyllur dhe nuk e dëgjojmë, por në 8 e nxjerrin dhe nuk pushon më. Është si torturë”, tha 76-vjeçari gjerman.

Ndërsa avokati i çiftit, tha: “Një gjel nuk e ka vendin në një zonë të banuar”.


Video