Një milion turistë në javë, Greqia rikthehet në ‘kohët e arta’

9 August 2022, 16:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një milion turistë në javë, Greqia rikthehet në
Athine

Greqia po bëhet gati të presë deri në një milion vizitorë në javë në këtë sezon turistik. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Turizmit, Vassilis Kikilias, i cili në një intervistë për mediat greke e ka cilësuar industrinë e turizmit një faktor kyç në rritjen ekonomike të vendit, sidomos kur po afron dimri i ardhshëm.

“Këtë vit sektori i turizmit ka treguar rolin e tij thelbësor; jo vetëm duke forcuar ekonominë kombëtare, por edhe duke ofruar një mbështetje domethënëse në rrethana shumë të vështira”, deklaroi Kikilias.

Ai ia atribuoi meritat e “performancës së jashtëzakonshme” punës së palodhur të dikasterit të tij dhe shoqatave për promovimin e turizmit helen.

Sipas ministrit, Greqia do të presë rreth 1 milion pasagjerë në javë gjatë gushtit, më shumë se në korrik, kur numri i vizitorëve arriti mbi 900 mijë në rang javor.

Kikilias tha se rajoni i Egjeut të jugut kishte kaluar tashmë nivelet e para pandemisë së vitit 2019 me mbi 20 për qind, me 17 mijë e 500 fluturime ndërkombëtare dhe mbi 3 milionë vizitorë.

Ministri shtoi se “kthimi dinamik” i turistëve nga Britania, Gjermania, vendet skandinave dhe Shtetet e Bashkuara, numri i të cilëve në qershor u rrit me 50 për qind ndaj së njëjtës periudhë të 2019-s, erdhi si pasojë edhe e më shumë fluturimeve direkte.


Video