Grabitën me dhunë një turist në mes të Milanos, arrestohen dy shqiptarë

8 August 2022, 23:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grabitën me dhunë një turist në mes të Milanos,
Ilustrim

Policia italiane ka vënë në pranga dy të rinj shqiptarë, 17 dhe 18 vjeç, dhe një 25-vjeçar rumun, pasi kanë grabitur një të ri francez në Piazza del Duomo.

Tre të rinjtë e arrestuar, i janë afruar francezit, e kanë rrethuar dhe më pas e kanë qëlluar me shqelma e grushte në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Sipas mediave italiane, ata i kanë marrë iPhone-in, një kartë debiti dhe 200 euro cash. Më pas janë arratisur nëpër rrugët e qendrës duke e lënë turistin shtrirë në tokë, në gjendje të rëndë.

Ky i fundit i është nënshtruar trajtimit mjekësor pas mavijosje të rënda të raportuara në të gjithë trupin


Video