
Ka përfunduar takimi trepalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, kreut të shtetit rus Vladimir Putin dhe homologut kinez Xi Jinping, i zhvilluar në Kinë.
Lajmi është konfirmuar nga televizioni shtetëror kinez CCTV, sipas të cilit bisedimet mes tre liderëve zgjatën rreth një orë e gjysmë. Takimi shënon një moment të rëndësishëm diplomatik, pasi është hera e parë që liderët e tri fuqive të mëdha zhvillojnë një takim zyrtar në këtë format.
Përpara nisjes së diskutimeve, Trump, Putin dhe Xi mbajtën deklarata hyrëse, ku theksuan rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit mes tre vendeve.
Në fokus të bisedimeve ishin çështje të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë çarmatimin bërthamor dhe luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
Të tre liderët nënvizuan nevojën për të mbajtur të hapura kanalet e komunikimit dhe për të forcuar angazhimin diplomatik mes tri vendeve që zotërojnë arsenalet më të mëdha bërthamore në botë.
Deri në këto momente, nuk janë bërë të ditura detaje të plota mbi përmbajtjen e diskutimeve dhe nëse është arritur ndonjë marrëveshje konkrete mes palëve. Përfundimi i takimit pas rreth 90 minutash vjen në një kohë tensionesh të larta ndërkombëtare, ndërsa marrëdhëniet mes Uashington
.